Abazi: Një javë pasi më përmendi Vuçiqi më shkarkoi Kurti, nuk ka habi më të madhe

Deputeti i VV-së, Haki Abazi e ka vlerësuar habi dhe koinçidencë të madhe, faktin që sipas tij Kurti udhëroi që të shkarkohej nga Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, një javë pasi Vuçiqi e përmendi në Parlament të Serbisë, raporton Ekonomia Online.

“Çudia në fakt është që Vuçiq, një fashist serb, ish-ministër i Informimit në kohën e Millosheviqit për dy ditë radhazi përmend emrin tim si deputet i Parlamentit të Kosovës për punën time si 10 vite si drejtor i Fondacionit Rockfeller. Dhe vetëm 1 javë prapa Kurti nxjerr vendimin që të më shkarkojë nga kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme. Nuk mund të ketë habi dhe koinçidencë më të madhe. Deklarimi i Vuçiq ka për qëllim të vetëm, të dëmtojë opozitën demokratike, që është e pakët dhe minore ne Serbi duke ma përmendur emrin tim, por si duket kjo ka frikësuar njerëz në Kosovë për angazhimin, historinë dhe të vërtetën kundrejt propagandës që është bërë për vite për punën time nga njerëz me profile të falsifikuara”, ka thënë Abazi në konferencë për media, në të cilën e ka akuzuar Kurtin se ka urdhëruar shkarkimin e tij nga kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe anëtarit të Komisonit për Stabilizim Asociim.

Vuçiq në parlament kishte thënë se Haki Abazi kishte financuar me miliona euro opozitën në Serbi.

Kategoritë
LajmeVendi