Abazoviç merr drejtimin e Ministrisë së Jashtme në Mal të Zi

Ish-ministrat e Mbrojtjes dhe të Jashtëm Rashko Konjeviç dhe Ranko Krivokapiç u shkarkuan nga funksionet më 21 tetor në Parlament.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç do të marrë drejtimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme në periudhën e ardhshme ndërsa ministri i Brendshëm Filip Axhiç është emëruar në krye të Ministrisë së Mbrojtjes.

Abazoviç, siç njofton kabineti i tij, ka marrë vendime për emërimin e shefave të ministrive të Mbrojtjes dhe të Punëve të Jashtme në përputhje me Ligjin për Administratën Shtetërore.

Ish-ministrat e Mbrojtjes dhe të Punëve të Jashtme, Rashko Konjeviç dhe Ranko Krivokapiç u shkarkuan nga postet e tyre më 21 tetor në Parlament.

Kategoritë
LajmeRajoni