Abazoviq i cilësonte “dezinformata” raportimet që më 3 gusht do të nënshkruhet marrëveshja me Kishën Ortodokse Serbe

Mediat në Malin e Zi kishin raportuar që marrëveshja me Kishën Orotdokse do të nënshkruhet më 3 gusht.

Por Dritan Abazoviq kishte thënë se nuk e dinë datën e nënshkrimit.

Madje i kishte quajtur “dezinformata” raportimet e mediave, raporton Vijesti.

“Unë nuk e di datën e nënshkrimit, por mendoj se procesi duhet të përfundojë. Për mendimin tim, 3 gushti si datë e nënshkrimit është dezinformatë sepse data ende nuk është specifikuar,” ka thënë Abazovic. të dielën.

Pikërisht sot ( 3 gusht) është nënshkruar marrëveshja mes Qeverisë së Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe.

Por presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq është zotuar se marrëveshja do të pezullohet pas krijimit të qeverisë së re

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreRajoni