Abbas: Roli i Turqisë në mbështetjen e kauzës palestineze është i rëndësishëm

Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas theksoi se roli i Türkiye-s në mbështetjen e kauzës palestineze në fusha të ndryshme është i rëndësishëm

Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas theksoi se roli i Türkiye-s në mbështetjen e kauzës palestineze në fusha të ndryshme është i rëndësishëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve (WAFA), Abbas priti në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor, kryetarin e Gjykatës Kushtetuese prof. dr. Zühtü Arslan dhe delegacionin turk bashkë me të, të cilët shoqëroheshin nga Konsulli i Përgjithshëm i Türkiye-s në Kuds të Palestinës, ambasadori Ahmet Rıza Demirer.

Abbas përcolli falënderimet e tij ndaj Republikës së Türkiye-s dhe institucioneve të saj për mbështetjen e tyre në çdo fushë, për qëndrimin e tyre pranë shtetit të Palestinës në të gjitha forumet ndërkombëtare dhe për mbrojtjen dhe mbështetjen ndaj të shenjtave islame. Abbas vuri theksin mbi rëndësinë e rolit të Türkiye-s në mbështetjen e kauzës palestineze në fusha të ndryshme.

Delegacioni turk konfirmoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve turko-palestineze, nevojën e zhvillimit të marrëdhënieve mes dy palëve dhe dëshirën për të bashkëpunuar me homologët e tyre në Gjykatën Kushtetuese Palestineze.

Më tej në lajm thuhet se delegacioni ka theksuar se “Palestina ka një vend të veçantë tek populli turk. Do të vazhdojmë në çdo platformë dhe në çdo mënyrë mbështetjen tonë për kauzën palestineze dhe solidarizimin tonë me popullin e Palestinës”.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese prof. dr. Zühtü Arslan në kuadër të vizitës së tij zhvilloi takime në Palestinë dhe nënshkroi memorandum mirëkuptimi me homologun e tij palestinez Muhammad al-Hajj Qassim, me qëllim shkëmbimin e përvojës dhe njohurive dhe zhvillimin e bashkëpunimit mes Gjykatave Kushtetuese të dy vendeve.

Kategoritë
BotaLajme