Abdixhiku: 1.5 miliardë euro për transformimin e Prishtinës

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se 1.5 miliard euro do të investohen në Kryeqytet nëse arrin të bëhet shef ekzekutivi, raporton Ekonomia Online.

Në tubimin elektoral në Degën IV në Prishtinë, Abdixhiku ka përmendur zotimet që i ka bërë me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

Për këtë program, kreu i LDK-së ka thënë se “do ta transformojnë jetën në kryeqytet, dhe do t’i japin fund pengesave që burojnë nga përçarja e që nuk ofrojnë asgjë për qytetarët”.

“Që në javën e parë do ta nënshkruajmë dhënien e garancisë për projektin e Unazës së Qytetit, në vlerë prej 360 milionë euro e cila do të ndikojë nën shkarkimin e trafikut dhe përmirësimin e qarkullimit në kryeqytet”, u shpreh Abdixhiku.

“200 milionë euro për ta bërë mësimin tërëditor në Prishtinë, prandaj nuk jm këtu që t’ua rrisë unë sepse i kam dy të mi por jam këtu që t’u them se do ta bljmë mësimin tërëditor në krejt shkollat e Prishtinës. Është koha që dekllaratave të çmenudra ti japim fund. E në planin tonë e kemi për synim ta ndërtokmë Spitalin e ri në Prishtinë me 500 milionë euro”, u shpreh Abdixhiku, teksa foli edhe për gjendjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Ky shtet është nën sanksione e nën masa, prandaj rugovist ky është momenti ynë është që të ngritëm për fitoren e madhe të 9 shkurtit. Nuk jam këtu të ftoj në nxitje e urrejtje, jam këtu për një vizion të qartë. Në programin tonë politik, për kryeqytetin kemi ndarë 1.5 miliard euro, sepse nuk duam ankesa por duam të bëjmë punën siç na takon si LDK”.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi