Abdixhiku: Kosova duhet ta kërkojë njohjen reciproke dhe anëtarësimin në NATO

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka publikuar një shkrim autorial op-ed në prestigjiozen evropiane “Euractiv”, ku është shprehur në lidhje me ecurinë e dialogut Kosovë-Serbi.

Ai ka nënvizuar se çka duhet të ketë parasysh Kosova në prag të marrëveshjes finale.

“Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të bazohet në parimet themelore të njohjes reciproke të dy vendeve, duke respektuar plotësisht integritetin territorial të njëri-tjetrit”, ka shkruar kryetari i LDK-së.

Tutje kryetari Abdixhiku ka shkruar se anëtarësimi i Kosovës në aleancën e NATO-s duhet të jetë një hap i natyrshëm që përmbyll angazhimin perëndimor tre-dekadash te vendit.

Kategoritë
LajmeVendi