Kandidati i Lidhjes Demokratike për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka takuar sportistet e Klubit të Volejbollit të Femrave të Fushë-Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Kreu i LDK-së premtoi përkrahje për vajzat sportiste të Fushë-Kosovës, duke shtuar se në programin e tij parashihet ndërtimi i Sallës së madhe Kombëtare të Sporteve me tetë mijë ulëse në Bërnicë
“Jeni model për vajzat në krejt Kosovën. Tani unë jam adhurues i madh i sportit, ndonëse sportin e juaj nuk e kam luajtur asnjëherë por ju inkurajoj. Më lejoni t’u them se kemi paraparë në programin tonë që ta ndërtojmë Sallën e madhe Kombëtare të Sporteve me tetë mijë ulëse në Bërnicë”.
“Jam i bindur që në pak se tre vite do ta kemi palestrën e re me standarde evropiane, ku shpresoj që ju do të bëni fitore të mëdha”, u shpreh Abdixhiku.
Në fund, sportistet e këtij klubi i dhuruan një fanellë Abdixhikut me të gjitha nënshkrimet e tyre, teksa i uruan sukses në zgjedhjet e 9 shkurtit