Aboubakar u shkarkua nga Al Nasr për shkak të CR7, përleshet në dhomën e zhveshjes me shokun e ekipit

Sulmuesi kamerunas Vincent Abubakar nuk është më lojtar i Al Nassr, sipas agjencisë AFP, dhe këtë informacion e ka konfirmuar një burim i afërt me klubin. Me ardhjen e Cristiano Ronaldos te Al Nasr, ai padyshim që shkaktoi ndryshime të mëdha në klub ku disa lojtarë do të shiten për t’i lënë vend portugezit.

Drejtuesit e klubit mendojnë se nuk ka kuptim të mbahet Aboubakar, pasi tashmë Ronaldo është zgjedhja e parë për një sulmues. Gjegjësisht, në internet po qarkullon një video e përballjes nga dhoma e zhveshjes së Al Nassr, ku aktorët kryesorë janë Vincent Abubakar dhe braziliani Anderson Talisca.

Pamjet që janë shfaqur tregojnë një debat verbal mes kamerunasit dhe brazilianit. U folën fjalë të ashpra dhe më pas Aboubakar filloi të përleshej fizikisht me shokun e tij.

Kategoritë
Sport