Abramoviç u prit në restorant si një mbret, duke lënë një bakshish të habitshëm për kamarierët

Oligarku rus Roman Abramovich pagoi një faturë marramendëse dhe bakshish në një restorant në Stamboll.

Abramovich, i cili u sanksionua për marrëdhënien e tij me presidentin rus Vladimir Putin dhe iu desh të shiste Chelsean, jeton prej disa kohësh në Stamboll.

Sipas mediave turke, Abramovich ndodhej në restorantin Anadolu Hisari. Miliarderi rus u mirëprit si një mbret dhe rusin dhe dy miqtë e tij e priti kuzhinieri Ömer Ataysin.

Biznesmeni dhe miqtë e tij, të cilët po hanin qebap adana, kushlema dhe krahë, biseduan për një kohë të gjatë. Në fund, Abramovic ka paguar faturën në shumën prej 85.000 lirash turke (rreth 2.500 euro), ndërsa kamerierëve u ka lënë bakshish prej 175.000 lirash (rreth 5.000 euro).

Sipas raportimeve, ai u largua nga restoranti i shoqëruar nga truprojat e tij.

Meqë ra fjala, Gjykata e Lartë e Bashkimit Evropian (BE) konfirmoi pak ditë më parë sanksionet e vendosura ndaj miliarderit rus Roman Abramovich pas agresionit rus kundër Ukrainës.

Pasi presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi trupat ruse në Ukrainë në shkurt 2022, BE-ja sanksionoi zyrtarët rusë dhe një numër biznesmenësh rusë, si Abramovich, ndërsa ngriu qindra miliarda dollarë në asete ruse.

Kategoritë
FunTë ndryshme