Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj, tha para gazetarëve se deputeti Adem Hoxha, mund t’i jetë bashkuar AAK’së, por pritet që ai vetë ta konfirmoi një gjë të tillë
Gjithashtu, Haradinaj tha se “duket se deputeti Adem Hoxha i është bashkuar AAK-së”, por theksoi se mbetet që ky i fundit ta konfirmojë personalisht.
“Jemi të hapur për krejt deputetë e komuniteteve që s’kanë grup që të na bashkohen, meqenëse edhe neve na mungon ashtu një deputet për grup. Jemi të hapur për Ademin dhe për tjerë nëse ka…Po, duket po., Kemi fillu një marrëdhënie të përbashkët, por ai e konfirmon vetë. Por, ne jemi të hapur edhe për të tjerë nëse s’kanë grup”, ka deklaruar Haradinaj.