Kostoja totale e helikopterëve dhe municionit, përfshirë plumbat dhe raketat, do të jetë 140 milionë euro, të cilat do të paguhen me këste deri në vitin 2026
Administrata e Qipros Greke do të blejë gjashtë helikopterë sulmues nga Franca, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të përditshmes greke qipriote ‘Politis’, Komisioni Parlamentar për Mbrojtjen miratoi lëshimin e 53 milionë eurove për t’i parapaguar si paradhënie gjigantit të hapësirës ajrore ‘Airbus’.
Në raport thuhet se kostoja totale e helikopterëve dhe municionit, përfshirë plumbat dhe raketat, do të jetë 140 milionë euro, të cilat do të paguhen me këste deri në vitin 2026.
Ministria e Mbrojtjes përfundimisht dëshiron të blejë 12 helikopterë sulmues francezë.
Vendi gjithashtu planifikon t’i shesë Serbisë 11 helikopterë sulmues të tipit ‘Mi-35’ të prodhimit rus, veçanërisht për shkak të teknologjisë së tyre të vjetruar dhe kostove të mëdha të mirëmbajtjes.
Në raport thuhet se po ashtu edhe sanksionet e Bashkimit Evropian (BE) ndaj Rusisë e kanë bërë pothuajse të pamundur riparimin dhe mirëmbajtjen e helikopterëve.
Për sa i përket produkteve të tjera ruse në arsenalin e saj ushtarak, përfshirë tanket e tipit ‘T-80’, automjetet e këmbësorisë ‘BMP-3’ dhe sistemet e ndryshme të mbrojtjes ajrore, sipas të përditshmes ‘Politis’, administrata e Qipros Greke po punon për të gjetur zgjidhje për t’i mbajtur ato në funksion.