Adonis Milaj, talenti i kombëtares U19 që premton shumë | Refuzoi Gjermaninë, tani po shkëlqen me “Dardanët”
Adonis Milaj është një prej talenteve të shumtë që ka Kosova dhe premton shumë në të ardhmen
Mbrojtësi 18 vjeçar, nga viti 2017 është pjesë e skuadrës gjermane, Borussia Monchengladbach, shkruan IndeksOnline
Milaj me talentin e tij u vlerësua lartë nga kombëtarja e Gjermanisë, ku ishte pjesë e grupmoshave të reja deri në nivelin U16.
Ai së fundi refuzoi Gjermaninë dhe u bashku me ekipin e Kosovës U19.
Ai është shndërruar në një futbollistë të pazëvendësueshëm për selektorin, Adil Maliqi, ku edhe dje shkëlqeu në fitoren 4-0 të Kosovës ndaj Ukrainës, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian