Adrion Pajaziti më i miri i muajit mars, futbollisti shqiptar fiton çmimin në Premier League 2

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë në grupmoshat U21, Adrion Pajaziti është shpallur “lojtari i muajit” në Premier League 2.

Pajaziti këtë çmim e fitoi falë paraqitjeve fantastike gjatë muajit të kaluar.

21-vjeçari gjatë muajit mars shënoi pesë gola dhe bëri katër asiste.

Në total gjatë këtij sezoni në Premier League 2 me fanellën e Fulhamit, Pajaziti ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë katër asiste.

Kategoritë
Sport