Aeroplani me të cilin u arratis Asadi shmangi hapësirën ajrore turke

Burimet theksuan se hapësira ajrore turke kërkon leje paraprake dhe nuk ka pasur asnjë kërkesë nga aeroplani që transportonte Asadin në Rusi

Sipas burimeve zyrtare, aeroplani me liderin e rrëzuar sirian, Bashar Asad, nuk e përdori hapësirën ajrore turke gjatë arratisjes nga Siria, raporton Anadolu.

Burimet theksuan se hapësira ajrore turke kërkon leje paraprake dhe nuk ka pasur asnjë kërkesë nga aeroplani që transportonte Asadin në Rusi.

Pas shpërthimit të luftimeve midis grupeve kundër regjimit dhe forcave të regjimit të Asadit më 27 nëntor, Asadi dhe familja e tij të dielën u larguan në Rusi.

Grupet kundër regjimit morën kontrollin e kryeqytetit Damask, duke shënuar rënien e regjimit të Partisë Baath, e cila ka qenë në pushtet që nga viti 1963.

Kategoritë
BotaLajme