Aeroporti i Istanbul-it në qershor më i frekuentuari në Evropë

Aeroporti i Istanbul-it zyrtarisht është hapur dhe me fazën e parë të funksionimit filloi në tetor të vitit 2018 dhe është një nga aeroportet më të mëdhenj dhe më të rëndësishëm në botë.

Aeroporti i Istanbul-it ka zënë vendin e parë mes aeroporteve evropiane me rreth 5.9 milionë pasagjerë në muajin qershor, raporton Anadolu Agency (AA).

Aeroporti i Istanbul-it zyrtarisht është hapur dhe me fazën e parë të funksionimit filloi në tetor të vitit 2018 dhe është një nga aeroportet më të mëdhenj dhe më të rëndësishëm në botë.

Këshilli për aeroporte në Evropë (ACI Europe) ka publikuar raportin e tij për trafikun ajror për tremujorin e dytë të këtij viti.

Sipas të dhënave më të fundit, qarkullimi i pasagjerëve në aeroportet në Evropë është rritur me 247 për qind në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Aeroporti i Istanbul-it po ashtu ka qenë aeroporti që ka realizuar rimëkëmbjen më të mirë.

Siç theksohet në raport, në Aeroportin e Istanbul-it në qershor është rritur numri i pasagjerëve për 115.4 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Aeroporti i Istanbul-it në qershor zuri vendin e parë mes aeroporteve evropiane me gjithsej 5 milionë e 996 mijë pasagjerë.

Më pas vijojnë aeroportet në Londër, Paris, Amsterdam, Frankfurt, Madrid dhe Barcelonë.

Kategoritë
BotaLajme