Aeroporti i Istanbulit i ka siguruar 117 miliardë euro të ardhura Turqisë

“Qiraja totale që do të merret është 26 miliardë euro. Kontributi i tij në ekonomi që nga hapja është 80.7 miliardë euro. Me zero shpenzime, gjithsej 117 miliardë euro fitim për Türkiye-n”, tha ministri Karaismailoğlu.

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës së Türkiye-s (Turqisë), Adil Karaismailoğlu tha se Aeroporti i Istanbulit ka siguruar gjithsej 117 miliardë euro për vendin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri Karaismailoğlu nga llogaria e tij postoi një infografikë lidhur me efektet ekonomike të Aeroportit të Istanbulit i cili u hap më 29 tetor 2019.

Aeroporti i Istanbulit me një investim prej 10.25 miliardë euro është ndërtuar “pa dalë para nga arka e shtetit”, deklaroi Karaismailoğlu, i cili shpjegoi se “Qiraja totale që do të merret është 26 miliardë euro. Kontributi i tij në ekonomi që nga hapja është 80.7 miliardë euro. Me zero shpenzime, gjithsej 117 miliardë euro fitim për Türkiye-n”.

Sipas grafikut në postimin e Karaismailoğlut, Aeroporti i Istanbulit kontribuoi me 23.75 miliardë euro në të ardhurat kombëtare, 51.3 miliardë euro në prodhim, 4.2 miliardë euro në eksport, 1.23 miliard euro në taksa ndërsa ndikimi i tij në punësim ka qenë 972 mijë.

Me Aeroportin e Istanbulit janë kursyer gjithsej 246.4 milionë euro, përfshirë 84.3 milionë euro nga koha, 56.5 milionë euro nga karburanti, 7.8 milionë euro nga mjedisi dhe 97.8 milionë euro nga shpenzimet e tjera.

Kategoritë
Ekonomi