Aeroporti i Istanbulit, më i ngarkuari në Evropë në vitin 2022

Sipas raportit të Organizatës Evropiane të Sigurisë së Navigimit Ajror, Aeroporti i Istanbulit ka regjistruar një mesatare prej 1.156 fluturimesh në ditë.

Sipas raportit të Organizatës Evropiane të Sigurisë së Navigimit Ajror (EUROCONTROL) për vitin 2022, Aeroporti i Istanbulit u regjistrua si aeroporti më i ngarkuar në Evropë gjatë gjithë vitit me një mesatare prej 1.156 fluturimesh në ditë, transmeton Anadolu Agency (AA).

EUROCONTROL ka publikuar raportin e saj gjithëpërfshirës për vitin 2022 mbi aeroportet evropiane dhe trafikun ajror.

Sipas raportit, në të cilin është bërë një vlerësim i ndërsjellë me vitin 2019, kur fillioi pandemia e COVID-19, Aeroporti i Istanbulit ishte i vetmi aeroport në Evropë që arriti numrin e fluturimeve si para pandemisë.

Aeroporti i Istanbulit u pasua nga Amsterdami me 1.140 fluturime ditore, Parisi me 1.122 fluturime, Frankfurti me 1.048 fluturime dhe Londra me 1.042 fluturime.

Kategoritë
Ekonomi