Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës organizon debat publik

Duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-214 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 20, pika 2 dhe 4, Kompania “ Limak Kosovo International Airport”  J.S.C.SH.A. Prishtinë, në bashkëpunim me Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës, organizojnë:

Për Raportin e Vlerësimit të  Ndikimit në Mjedis  për aneks objektin me etazhitet P+0 – Aeroporti “ Adem Jashari” Lipjan

Njoftohet  publiku i interesuar se më datën 03.10.2022 në ora 10:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ,,Adem Jashari” ndërtesa e Terminalit, zyret e administratës , salla e takimeve nr.4  do të organizohet  debat publik nga Kompania “ Limak Kosovo International Airport” SH.A. Prishtinë, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Debati publik do të organizohet për Raportin e Vlerësimit të  Ndikimit në Mjedis për aneks objektin me etazhitet P+0 – Aeroporti “ Adem Jashari” Lipjan.

Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM

https://zoom.us/j/2484746197?pwd=WEtHK0llaWZmTWtmTnhPUlVqRmlGUT09
Meeting ID: 248 474 6197             Passcode: 1

Në linkun e mëposhtëm  mund të gjeni raportin e VNM-së për kompaninë “ Limak Kosovo International Airport”  J.S.C.SH.A. Prishtinë  për aneks objektin me etazhitet P+0 – Aeroporti “ Adem Jashari” Lipjan

https:// mmphi.rks-gov.net/dokumentet_dhe_publikimet/279/publikimet

Pjesëmarrja e juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.

Kategoritë
LajmeVendi