Sipas korrespondentit të AA-së, zhurma e shpërthimit u dëgjua në zonën e Aeroportit të Kabulit, ndërsa ende nuk është konfirmuar ndonjë viktimë
Një shpërthim ndodhi jashtë Aeroportit Ndërkombëtar ” Hamid Karzai” në kryeqytetin afgan Kabul, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas korrespondentit të AA-së, zhurma e shpërthimit u dëgjua në zonën e Aeroportit të Kabulit, ndërsa ende nuk është konfirmuar ndonjë viktimë.
Gjithashtu, shpërthimin e konfirmoi edhe zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.
“Ne mund të konfirmojmë një shpërthim jashtë aeroportit të Kabulit. Për momentin numri i viktimave është i paqartë. Ne do të japim detaje shtesë kur të mundemi”, shkroi ai në Twitter.