Afganistan, talebanët fillojnë bisedimet me përfaqësues të Panjshir-it

Pas një takimi tre orësh, të dy palët ranë dakord që bisedimet duhet të vazhdojnë dhe sulmet duhet të shmangen derisa të përfundojnë negociatat

Përfaqësues të talebanëve dhe politikanëve nga lëvizja e rezistencës në provincën verilindore Panjshir për herë të parë kanë mbajtur bisedime në Afganistan, raporton Anadolu Agency (AA).

Mohammad Alam Izdiar, një politikan i lartë nga Panjshir-i i cili më parë shërbeu si nënkryetar i senatit të Afganistanit, në një deklaratë tha se një delegacion prej 12 anëtarësh i Frontit të Rezistencës të Panjshir-it u takua me një delegacion të talebanëve në Charikar në provincën veriore Parwan.

Izdiar tha se pas një takimi tre orësh, të dy palët ranë dakord që bisedimet duhet të vazhdojnë dhe sulmet duhet të shmangen derisa të përfundojnë negociatat.

Ai tha se diskutimet u mbajtën në një frymë të mirë dhe të dy delegacionet ranë dakord të konsultohen me udhëheqësitë e tyre përkatëse për këtë çështje.

Talebanët, të cilët erdhën në pushtet më 15 gusht pas përparimeve të shpejta nëpër Afganistanit, ende nuk kanë komentuar mbi takimin.

Grupi ka paralajmëruar më herët se do të përdorë forcë nëse negociatat nuk japin rezultate.

Kategoritë
BotaLajme