Besfort Zeneli, është futbollisti më i përfolur gjatë këtyre ditëve për refuzimin e tij që ia bëri Kombëtares së Kosovës.
Për vendimin e tij, në Dueli Sportiv ka folur edhe trajneri i Kombëtares së Kosovës në grupmoshat U21, Afrim Tovërlani.
Tovërlani thotë se asnjë lojtar që nuk e ndjen fanellën dardane, s’ka çka kërkon në këtë ekip kombëtar.
“Lojtarët që nuk e duan fanellën dardane, nuk kanë çka na duhen”, u shpreh Tovërlani.
Në anën tjetër, Zeneli gjatë një interviste për mediumet suedeze tha se është në pritje të ftesës nga Suedia dhe bëri një nga zgjedhjet më të mira në karrierën e tij.