Agjencia gjermane e inteligjencës e ka të vështirë të rekrutojë punonjës të rinj, të rinjtë e kanë të vështirë të përmbushin kërkesat e tyre

Agjencia gjermane e inteligjencës (BND) po e ka të vështirë të rekrutojë staf për shkak të pandemisë së koronavirusit. Shefi i kësaj agjencie, Bruno Kahl, ka treguar arsyet pse është kështu.

Sipas tij, punonjësit potencial preferojnë të punojnë në shtëpi dhe nuk duan të ndahen nga celularët.

Ai tha se BND nuk mund të ofrojë kushte për të cilat ai tha se sot merren si të mirëqena, ndërkohë që gjithnjë e më shumë punonjës të BND po dalin në pension.

“Në BND, puna në shtëpi është vështirë se është e mundur për arsye sigurie, dhe të mos jesh në gjendje të sjellësh celularin në punë është një kërkesë e vështirë për punëkërkuesit e rinj,” tha Kahl.

Sipas të dhënave të BND, ka 6500 punonjës, raporton Reuters.

Kategoritë
BotaLajme