Agjenda e Kosovës para ndeshjes me Armeninë

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se Kombëtarja e Kosovës dhe Kombëtares së Armenisë, do ta kenë këtë agjendë për datën 15 nëntor 2022.

16:00 Konferenca e Kombëtares së Kosovës – stadiumi “Fadil Vokrri”

16:30 Stërvitja zyrtare e Kombëtares së Kosovës – stadiumi “Fadil Vokrri”

17:30 Konferenca e Kombëtares së Armenisë – stadiumi “Fadil Vokrri”

18:00 Stërvitja zyrtare e Kombëtares së Armenisë – stadiumi “Fadil Vokrri”

Po ashtu ju rikujtojmë se ende vlen rregulli për bartjen e maskave në hapësirat e brendshme (Lloji FFP2).

Gjithashtu, nuk lejohet as vënia e mikrofonave në tavolinë gjatë konferencës dhe nëse dëshironi të keni zërim më të mirë, pajisuni me kabllot e llojit XLR.

Miqësorja Kosovë – Armeni zhvillohet me datë 16 nëntor, të mërkurën, në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë nga ora 18:00.

Kategoritë
Sport