AGK i reagon sërish VV-së pas fyerjeve e sulmeve: Kjo gjuhë po i rrezikon gazetarët

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka kërkuar sërish nga Lëvizja Vetëvendosje të ndalojë sulmet e fyerjet ndaj gazetarëve të Nacionales dhe Periskopit.

Ai ka përmendur fyerjet e rënda nga zyrtarë të këtij subjekti politik.

“Sulmet, fyerjet dhe linçimet e zyrtarëve të partisë në pushtet, Vetëvendosje kanë vazhduar me intensitet edhe ditën e enjte.

Një asamblist i kësaj partie në Prizren, Selman Sokoli, duke iu referuar gazetarëve të Nacionales dhe Periskopit, ka shkruar “këta i paskan dresiratë si zagartë

Fahri Beqa, i Lëvizjes Vetëvendosje në Gjermani, ka shkruar në Facebook: “Radojçiqi e Vuçiçi të dhanë paratë”, duke iu referuar një lajmi për Ilir Mirenën – drejtues i portalit “Periskopi”.

Qëndrim Krasniqi, i Lëvizjes Vetëvendosje në Britani të Madhe ka shkruar se: “portalet po e sulmojnë RTK-në në kor”, me urdhër të Radojçiqit.”

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi