”Aja Sofja” tani në pasaportën turke/ Erdogan jep lajmi: Duke filluar nga muaji gusht….

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi të hënën mbrëma lëshimin e pasaportave të reja kombëtare.

Pas mbledhjes së kabinetit, presidenti turk vuri në dukje se përgatitjet për pasaportat e reja janë duke u zhvilluar prej disa kohësh. Madje ai shpjegoi se në mes të pasaportave, të cilat pritet të jenë gati në gusht, do të jetë Katedralja e Shën Sofisë, ndërsa në faqet e para të saj do të jetë Top Kapi.

“Ne kemi krijuar infrastrukturën për prodhimin e pasaportave në vendin tonë, furnizimi i të cilave është bërë i vështirë për shkak të krizës”, tha presidenti turk në Twitter .

“Faqet e pasaportës sonë të re, e cila është një nga pasaportat më të sigurta në botë, fillojnë me Pallatin Topkapi dhe mbarojnë me ndërtesën e parë të parlamentit dhe në mes është Hagia Sophia.

“Shpresojmë që pasaporta jonë e re, e cila do t’u lëshohet qytetarëve tanë nga gushti, do të jetë e dobishme për vendin dhe kombin tonë.

Kategoritë
BotaLajme