Ajo çka ka parashikuar Baba Vanga për botën është shokuese, dy prej tyre vetëm se janë realizuar

Të dy këta parashikues kanë bërë të qartë se fundi i botës është shumë pranë.

Parashikimi i Nostradamusit për fundin e botës

Një nga profecitë e Nostradamus (1503- 1566) i konsideruar si një nga shkrimtarët më të rëndësishëm dhe të famshëm të profecive të historisë, duket se diku ka shkruar edhe për Trump.

Nostradamus vërtet ka përshkruar një president amerikan, i cili ka shumë ngjashmëri me planet që Trump ka prezantuar për Amerikën dhe botën.

Në shkrimet e tij flitet për një njeri në kufijtë e çmendurisë dhe zhurmës i cili është i aftë të tërheqë vëmendjen e të gjithëve, pavarësisht kritikave madje dhe tradhtive të njerëzve të tij ai arrin të fitojë.

Nostradamus flet për një njeri që do shkatërrojë ekuilibrat botërorë dhe fundin e saj.

Por a do të jetë Trump udhëheqësi që do të sjell fundin e botës?

Asgjë nuk është më e sigurt, por fitorja e tij është një shtysë që gjërat do të fillojnë të ndryshojnë në botë.

Parashikimi i Baba Vangës

Ka vdekur në vitin 1996 në moshën 85-vjeçare, duke lënë pas profeci, që ndjekësit e saj më të devotshëm i besojnë dhe më e keqja, sipas këtyre profecive, nuk ka ardhur akoma.

Në gjysmë shekulli, bullgarja Vangelia Pandeva Dimitrova, e njohur gjerësisht si Baba Vanga parashikoi tragjeditë më të mëdha të njerëzimit, që nga sulmet e 11 Shtatorit mbi “Kullat Binjake” në Nju Jork, tsunamin shkatërrimtar mbi Paqësor në 2004, mbytjen e nëndetëses ruse Kursk, e deri lindjen dhe ngritjen e ISIS-it.

Historia e jetës së saj është në kufijtë e reales dhe mistikes. Në vendlindjen e vet thonë se në moshën 12-vjeçare ajo u rrëmbye nga një tornado i pazakontë për zonën ku jetonte. Prindërit e vet e gjetën pa ndjenja disa ditë më vonë. Sytë i kishte të gjakosur dhe të mbushur me baltë. Në mungesë të mundësisë financiare për t’i siguruar një mjekim të specializuar në atë kohë, prindërit “kushtëzuan” vitet e saj në vazhdim.

VIDEO:

Baba Vanga humbi shikimin, por në një rrëfim të mëvonshëm do të tregonte se fitoi vizionet për të ardhmen. E në fakt këto vizione nuk kanë qenë të pakta. Në vitet 1950, kur bota kishte vetëm pak vite që kishte dalë nga lufta më e përgjakshme e historisë dhe koncepti i ngrohjes globale as që ekzistonte, Baba Vanga do të parashikonte ndryshimet klimatike.

“Rajonet e ftohta do të ngrohen dhe vullkanet do të zgjohen”, parashikonte ajo në atë kohë.

“Profetja” bullgare parashikonte që kjo të ndodhte pas viteve 2030, por në fakt ngrohja globale është një proces që ka nisur tashmë.

Një tjetër fjali, që ndjekësit e saj e interpretojnë si parashikim i tsunamit të 2004-ës, që u mori jetën qindra-mijëra personave në brigjet e Oqeanit Paqësor. “Një dallgë gjigante do të ngrihet dhe do të mbulojë njerëz e qytete. Gjithçka do të zhduket nën ujë! Gjithçka do të shkrijë si akull!”, deklaronte ajo 5 dekada para tragjedisë më të rëndë natyrore që ka njohur njerëzimi modern.

Me forcimin e regjimit komunist në Bullgari, parashikimet e Baba Vangas u vunë në shërbim të drejtuesve më të lartë të regjimit. Ajo ruhej vazhdimisht nga sigurimi i shtetit dhe vizitohej shpesh nga drejtuesit më të lartë të byrosë komuniste bullgare që besonin në parashikimet e saj për ambiciet e veta për pushtet.

Do të duhej ardhja e vitit 1989, kur “profetja” e verbër t’u rikthehej parashikimeve të bujshme. Pikërisht këtë vit një fjali e saj interpretohet sot si parashikim për 11 Shtatorin e 2001.

“Horror! Horror! Vëllezërit amerikanë (besohet se u referohet dy Kullave Binjake), do të shemben nga zogjtë prej çeliku (referencë për dy avionët që u përplasën mbi kullat). Ujqërit do të rënkojnë në një shkurre (anglisht “shkurres” i thonë “bush” dhe në fjalinë e saj besohet si i referohet presidentit George Bush) dhe gjak i pafajshëm do të rrjedhë lumë!”.

Ka një tjetër fjali, që ndjekësit e saj e interpretojnë si parashikimi i mbytjes së nëndetëses bërthamore ruse, “Kursk” në vitin 2000. Ekuipazhi i nëndetëses vuajti një vdekje të tmerrshme pas ditësh me radhë përpjekjesh të kota ndërkombëtare për ta nxjerrë nga thellësitë e oqeanit.

Deri në ndodhjen e tragjedisë, njerëzit besonin se Baba Vanga i referohej qytetit Kursk, nga i cili kishte marrë emrin nëndetësja.

Ajo tha: “Në ndërrim të shekujve, në gusht të 1999 ose 2000, Kursk do të mbulohet nga uji dhe e gjithë bota do ta vajtojë atë”.

Ka interpretime e raportime që thonë se Vanga ka parashikuar se presidenti i 44-t i Shteteve të Bashkuara do të ishte një afro-amerikan dhe sipas këtyre raportimeve, “do të jetë edhe presidenti i fundit”. Sa e saktë? Për këtë duhet të presim e të shohim.

Deri atëherë le të kujtojmë parashikimin e saj “më të kobshëm”. Sipas Baba Vangas, në 2016, Europa do të pushojë së ekzistuari në mënyrën që ne e njohim.

“Myslimanët do të pushtojnë Kontinentin e Vjetër dhe do të lindë një fushatë dhune e lufte që do të boshatisë Europën”, thotë ajo. Këtë fjali të saj, ndjekësit e “profetes” e përforcojnë me zgjerimin dhe forcimin e ndikimit të ISIS-it në Siri dhe në Afrikën Veriore, sidomos në Libi, duke e ndarë vetëm pak kilometra nga Europa.

Megjithatë, ky “nuk do të jetë fundi i botës”. Fundi është shumë larg dhe para kësaj Baba Vanga ka lënë një sërë profecish të tjera. Më poshtë lista e profecive të saj nga 2016 e në vazhdim.

Viti

2023 – Orbita e Tokës do të ndryshojë (askush nuk është në gjendje që ta interpretojë këtë)

2025 – Popullsia e Europës do të shkojë thuajse zero

2028 – Njerëzimi do të udhëtojë drejt Venusit në përpjekje për të gjetur burime të reja energjie

2033 – Niveli i ujit në planet do të rritet ndjeshëm si pasojë e shkrirjes së akujve polarë (kjo është duke ndodhur)

2043 – Transformimi i Europës në një kalifat është në fazën përfundimtare. Roma zgjidhet kryeqyteti i këtij kalifati

2066 – Amerika do të shfrytëzojë për herë të parë një armë të re duke përdorur ndryshimet klimatike, në përpjepje për të rimarrë Romën dhe të rikthyer krishtërimin në Europë.

2076 – Komunizmi do të rikthehet fillimisht në Europë dhe më pas në gjithë botën

2084 – Natyra rilind (askush nuk është i sigurtë se çfarë do të thotë kjo)

2100 – Një diell artificial i ndërtuar nga njeriu, ndriçon për herë të parë anën e errët të planetit. (Ky është një projekt dhe që prej 2008-ës shkencëtarët janë duke punuar për të krijuar një diell artificial duke përdorur teknologjine e fusionit nuklear)

2130 – Qytetërimet do të zhvillohen nën ujë…me ndihmën e alienëve.

2170 – Thatësirë e madhe globale

2187 – Dy shpërthime gjigante vullkanesh do të neutralizohen me sukses

2201 – Ulje e madhe e temperaturave në planet, pasi procesi termo-nuklear i Diellit ngadalësohet

2262 – Planetet do të ndryshojnë ngadalë orbitat. Marsi do të kërcënohet nga një kometë

2354 – Një aksident në diellin artificial do të shkaktojë më shumë thatësirë në Tokë

2480 – Dy diej artificialë do të përplasen duke e lënë tokën në errësirë totale

3005 – Një luftë në Mars do të ndryshojë trajektoren e planetit

3010 – Një kometë do të godasë Hënën. Toka do të rrethohet nga një unazë shkëmbinjsh, gurësh dhe pluhuri

3797 – Në këtë kohë, jeta në Tokë do të pushojë se ekzistuari, megjithatë njerëzimi do të ketë avancuar mjaftueshëm sa për të lëvizur në një tjetër sistem diellor

Të gjitha këto duken më shumë të denja për skenare filmash hollivudianë, por ka njerëz që janë të gatshëm që të vënë dorën në zjarr për disa prej tyre. Për këtë ata thonë se 85 përqind e parashikimeve të Baba Vangas deri më tani kanë rezultuar të sakta. Ndërkohë, një tjetër argument që përdoret për të bindur mosbesuesit, është fakti që sa ishte gjallë “profetja” bullgare është vizituar nga shkencëtarë, historianë, politikanë e njerëz të pushtetshëm në botë.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme