“Ajo duket e dehur”, amerikanët të tronditur pas daljes së parë të Kamala Harris

Një lum komentesh negative ka shkaktuar dalja e parë e kandidates demokrate për zgjedhjet në SHBA, Kamala Harris, e cila vetëm disa javë pas humbjes përballë Donald Trump shpërndau mesazhin e saj duke falënderuar mbështetësit.

Harris u shfaq në ekran dukshëm e zhgënjyer dhe e dëshpëruar dhe  videoja prej 28 sekondash e postuar në platformën ‘X’ nga Komiteti Kombëtar Demokratik është kritikuar për paraqitjen e zv/Presidentes.

Sytë e tradhtojnë Harris që shpreh lodhjen e dukshme dhe mënyra sesi shprehet duke tepër e dëshpëruar.

E di që është një kohë e pasigurt. E di mirë. E di që e kuptoni dhe e ndjeni. Më duhet vetëm t’ju kujtoj: ‘Kurrë mos lejoni që dikush t’jua marrë fuqinë tuaj’. Ju keni të njëjtën fuqi që kishit para 5 nëntorit dhe keni të njëjtin qëllim dhe aftësi për t’u angazhuar dhe frymëzuar. Prandaj, kurrë mos lejoni që dikush ose ndonjë rrethanë t’ju grabisë forcën tuaj“, thotë Harris në këtë mesazh të parë për publikun.

Duke vazhduar fjalën e saj, ajo thotë: “Ne jemi të gjithë bashkë në këtë? Ne jemi të gjithë në këtë gjë së bashku, përpara se t’u urojmë mbështetësve: ‘Gëzuar Ditën e Falënderimeve’”.

Uroj që të jeni të rrethuar nga njerëzit që doni dhe që ju duan. Ju inkurajoj që të jeni pranë familjes tuaj, sido që ta jetë ajo familje. Ne jemi të fortë, jemi ata që e duam vendin tonë dhe kemi shumë punë për të bërë”, përfundon ajo mesazhin.

Videoja e mesazhit të Kamala Harris është parë mbi 7.5 milionë herë. Në shumicën e komenteve, ndjekësit në rrjetet sociale, veçanërisht në platformën ‘X’, i japin një shenjë negative imazhit të kreut të demokratëve. Madje, ata shkruajnë se ajo duket e dehur pas humbjes së saj dhe se duket qartë se diçka nuk shkon.

Kategoritë
BotaLajme