Akar: Nuk ka armë kimike në inventarin e ushtrisë turke

“Disa grupe rebelimi ndonjëherë paraqesin disa shpifje. Ata përpiqen të bëjnë çmos që t’i hutojnë me gënjeshtra njerëzit dhe t’i demoralizojnë ushtarët turq. Nuk ka armë kimike në inventarin e Forcave të Armatosura Turke”, tha Akar

Ministri i Mbrojtjes i Türkiye-s, Hulusi Akar, ka mohuar akuzat e sajuara nga terroristët e PKK-së për përdorimin e armëve kimike nga ushtria turke, duke theksuar se nuk ka armë kimike në inventarin e ushtrisë turke, raporton Anadolu Agency (AA).

“Disa grupe rebelimi ndonjëherë paraqesin disa shpifje. Ata përpiqen të bëjnë çmos që t’i hutojnë me gënjeshtra njerëzit dhe t’i demoralizojnë ushtarët turq. Nuk ka armë kimike në inventarin e Forcave të Armatosura Turke”, tha Akar në një ngjarje në provincën veriperëndimore turke Edirne.

Akar tha se është paraqitur një kallëzim penal dhe se ka nisur një proces ligjor kundër pretendimeve, duke shtuar se “ata që e bënë këtë, do të mbajnë llogari në gjykatë”.

“Ne e dënojmë fuqishëm këtë veprim, i cili u krye për të hijezuar kolapsin e organizatës terroriste dhe për të ofruar ndihmë dhe mbështetje për të”, tha Akar.

Ai theksoi se Türkiye në operacionet e saj ka ndjeshmëri për të mos dëmtuar civilët, njerëzit e pafajshëm, strukturat historike, fetare e kulture, si dhe mjedisin.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Türkiye-s, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Türkiye, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.

Kategoritë
BotaLajme