Aksesorët kundër rrjetit 5G janë rrezatues të dëmshëm, ndalohet shitja në Holandë

Aksesorët që pretendohej se “mbronin” njerëzit nga rrjetet celulare 5G janë radioaktivë dhe të rrezikshëm. Paralajmërimi është bërë nga Autoriteti Holandez i Sigurisë Bërthamore, cili zbuloi se shumë nga këta aksesorë lëshonin rrezatim të dëmshëm jonizues që ka pasoja për shëndetin.

Autoriteti Holandez i Sigurisë Bërthamore ka njoftuar se aksesorët që përdoren për tu mbrojtur nga rrjetet celulare 5G, janë të dëmshme dhe radioaktive.

Edhe pse nuk ka asnjë provë se rrjetet 5G janë të dëmshme për shëndetin, njerëzit janë munduar të mbrohen duke përdorur pajisje të ndryshme.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se rrjetet celulare 5G janë të sigurta dhe nuk ndryshojnë nga sinjalet ekzistuese 3G dhe 4G.

ANVS ka publikuar një listë të plotë të produkteve që ka identifikuar si radioaktive në faqen e saj të internetit, ndër to është edhe një byzylyk për fëmijë, i quajtur Magnetix Wellness, i cili gjithashtu lëshon rrezatim të dëmshëm jonizues.

Shitësve në Holandë u është thënë se tregtimi e këtyre artikujve është I ndaluar dhe duhet të ndërpritet menjëherë. Po kështu pikave të shitjes u është kërkuar që të informojnë klientët për këtë problematikë.

Përveç nxjerrjes nga përdorimi, autoritetet kanë rekomanduar  se aksesorët nuk duhet të hidhen me mbeturinat e zakonshme për shkak të rrezatimit që kanë.

Kategoritë
BotaLajme