Aksident i rëndë në hyrje të autostradës së Prizrenit, dyshohet për disa persona të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të autostradën në Prizren.

Kështu ka konfirmuar  zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha.

Hoxha tha se aksidenti është shkaktuar mes një veture dhe një minibusi me targa të huaja, ku dyshohet për disa persona të lënduar, të cilët edhe kanë kërkuar tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 07:00 në Autostradën,,Ibrahim Rugova” Prizren – Veri eshte shkaktuar një aksident trafiku me lëndime trupore në mes të një veture me targa vendore dhe një Minibusi me targa te huaja. Sipas informatave të para nga njesitet në vendngjarje dyshohet për disa persona të lënduar te cilet jane derguar per trajtim mjeksor”, ka thënë Hoxha.

Tutje ai tha se në lidhje me rastin është njoftuar prokurori.

“Eshte njoftuar prokurori perderisa njesitet kompetente policore jane duke hetuar shkaqet e aksidentit. Edhe një here apelojm tek drejtuesit e automjeteve per kujdes dhe vigjilencë me te shtuar gjate vozitjes per te shmangur aksidentet ne trafik”, ka thënë Hoxha.

Kategoritë
LajmeVendi