Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para disa çastesh në rrugën Pejë-Prishtinë, më saktësisht në Klinë.
Sipas raportimeve të mediave, dyshohet se dy persona kanë ndërruar jetë si pasojë e aksidentit.
Lajmi.net ka provuar të marrë informacion për rastin nga Policia e Kosovës, por lajmi nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.
Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.