Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, dyshohet për disa të vdekur dhe të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Arbrit. Gazetari Enver Doçi bën me dije për BalkanWeb se ngjarja ka ndodhur në afërsi të urës Qeranecit.

Sakaq, drejt vendit të ngjarjes janë nisur dy ambulanca dhe një zjarrfikëse. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy makina, ndërsa paraprakisht raportohet për dy të vdekur dhe dyshohet për të plagosur.

Informacionet janë paraprake, ndërsa pritet njoftimi i policisë për saktësimin e tyre.

 

Kategoritë
LajmeVendi