Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Podujevë, krijohen kolona të gjata

Para pak minutash ka ndodhur një aksident trafiku, të paktën në mes dy veturave, në rrugën Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Besi, raporton Gazeta Express.

Në vendin e ngjarjes ndodhet autoambulanca dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Si pasojë e aksidentit janë krijuar kolona të gjata, teksa nuk dihet numri i të lënduarve.

Shkaqet e aksidentit për momentin janë të panjohura.

Kategoritë
LajmeVendi