Aksident në Vushtrri, goditet me makinë një këmbësore

Një aksident trafiku është shkaktuar të hënën në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, zona Vushtrri.

Në aksident është përfshirë një veturë dhe një këmbësore.

Këmbësorja ka marrë lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar rreth orës 16:00 në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë, zona Vushtrri. Në aksident të përfshirë një veturë dhe një këmbësore. Këmbësorja e lënduar është dërguar  për tretman mjekësor”, ka thënë ai

 

Kategoritë
LajmeVendi