Aksidente në Turqi për të marrë dëmshpërblim, kapen duke inskenuar rënien nga shkallët nënë e bijë (Video)

Dy turiste britanike u kapën duke organizuar një ‘rënie’ nga shkallët e një resorti në Turqi që të kërkonin kompensim.

Hotelet turke prej kohësh ankohen se shumë prej turistëve e bëjnë një gjë të tillë.

Nënë e bijë, u panë duke inskenuar rënien me kujdes në Marmaris, në Turqinë jugperëndimore.

Gruaja e moshuar vendos skuterin e saj të lëvizshmërisë në krye të shkallës dhe fillon të rrëshqasë poshtë ndërkohë vajza po e filmonte me telefonin e saj.

Gruaja e rrëzuar më pas shpërthen në të qara në mënyrë dramatike, duke bërtitur për ndihmë.

Vajza e saj ndalon së xhiruari më pas dhe duket se i thotë të ngrihet. E gjithë ngjarja është kapur nga kamerat e hotelit.

Pamjet, të quajtura ‘Oscar Acting’ nga gazetat lokale, ndezën zemërim në mesin e pronarëve të hoteleve turq, të cilët janë ankuar prej kohësh se britanikët po përdorin taktika dinake për të kërkuar para në udhëtimet e tyre.

Përveç rrëzimeve të inskenuara, disa pronarë hotelesh pretendojnë se britanikët kanë vendosur insekte në dhomën e tyre përpara se të ankoheshin për dhimbje stomaku.

Një dëmtim ose sëmundje e kapur gjatë pushimeve mund të rezultojë që turistët e prekur të kërkojnë qindra apo edhe mijëra paund nga agjenti i tyre i udhëtimit në fund të udhëtimit.

Duke përdorur një boshllëk në ligjin e Mbretërisë së Bashkuar, agjencitë e udhëtimit janë në gjendje të kalojnë tarifat e tyre gjyqësore në hotelin që konsiderohet përgjegjës për dëmin.

Kategoritë
BotaLajme