Aksidenti në Lipjan me dy të lënduar, polici u detyrua të përdorë armën

Dy persona janë lënduar pasditen e së hënës pas goditjes nga një veturë në Lipjan.

Në këtë rast është shtënë edhe me armë zjarri nga njëri prej zyrtarëve policor.

Zëdhënësi i IPK-së, Arbër Beka për Paparacin ka konfirmuar që ka pasur përdorim të armës zyrtare.

Ai ka thënë se arma është përdorur për të parandaluar lëndimin trupor në një incident në mes disa të dyshuarve.

“Duke ju referuar kërkesēs suaj IPK ju konfirmon se është njoftuar nga Policia e Kosovēs lidhur me incidentin në Lipjan ku dyshohet se është përdorur arma zyrtare për të parandaluar lëndimin trupor në një incident mes disa të dyshuarve.

Deri tani nuk ka raportime pēr ndonjë të lënduar nga perdorimi i armës zyrtare (informacionet e para janë se zyrtari ka shtënë përpjetë për të parandaluar incidentin)

Hetuesit e IPKsë sipas detyrës zyrtare do të dalin në vendin e ngjarjes kurse veprimet tjera do të ndërmerren bazuar në autorizimet ligjore”, ka thënë Beka.

Kategoritë
LajmeVendi