Aksidentohet këngëtari i njohur turk Ibrahim Tatlises, përfundon me plagë të lehta

Tatlises me plagë të lehta u dërgua në një spital në Bodrum.

Këngëtari i njohur turk Ibrahim Tatlises përfundoi me plagë të lehta në një aksident trafiku në Bodrum, raporton Anadolu Agency (AA)

Aksidenti ndodhi si pasojë e rrëshqitjes për shkak të reshjeve në rrugën nga Yalikavak në qendër të Bodrumit.

Në aksident u përfshinë një minibus ku ndodhej Tatlises dhe një kamion.

Më pas makinat u përfshinë nga flaka, kurse në vendngjarje dolën ekipet e emergjencës dhe shërbimet e tjera kompetente.

Dy personat e plagosur në minibus u dërguan në spital, si dhe shoferi i kamionit.

Tatlises me plagë të lehta u dërgua në spitalin Acibadem në Bodrum.

Një video e këngëtarit u publikua në rrjetet sociale, ndërsa ai falënderoi të gjithë për mesazhet mbështetëse.

Kategoritë
BotaLajme