Aksion kundër drogës në Prishtinë

Një operacion policor është zhvilluar nga njësitet e antidrogës sot në Prishtinë.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

“Sot, më 13.10.2022, në Prishtinë, nga njësitet e antidrogës është zhvilluar një operacion policor. Me të dhënat tjera rreth operacionit u njoftojmë më vonë me një komunikatë”, tha ai.

Kategoritë
LajmeVendi