Aksioni Brezovica: Njësia Speciale kontrollon disa lagje të Prishtinës, arrestohen disa persona

Njësia Speciale e Kosovës në koordinim me Prokurorinë e Shtetit ka nisur një operacion të kontrolleve në disa prej lagjeve luksoze të Prishtinës.

Ky aksion është i ndërlidhur me rastin Brezovica.

Prokurori i rastit, Rasim Maloku ka thënë sot për Kallxo.com se 11 lokacione janë pjesë e bastisjes.

“Deri më tani kemi arrestuar 7 persona në këtë operacion dhe kemi sekuestruar disa prova përfshire edhe armë” ka thënë Maloku për Kallxo.com.

Kategoritë
LajmeVendi