Zëdhënësja e BE-së, Anitta Hipper, në një konferencë për media ka folur për zhvillimet e djeshme në Kosovë ku janë mbyllur institucione paralele të Serbisë në Kosovë
Hipper e pyetur për qëndrimin e BE-së se zgjidhja për strukturat parlele duhet të gjendet përmes Dialogut, ka thënë se BE gjithmonë ka besuar në fuqinë e dialogut dhe se dialogu është shumë i nevojshëm.
Zëdhënësja e BE-së tutje ka shtuar se është shumë e rëndësishme që të dy palët të vazhdojnë dialogun në mënyrë konstruktive.
“Ne gjithmonë kemi besuar në fuqinë e dialogut. Kjo është shumë e nevojshme. Kjo është arsyeja pse po i vendosim të gjitha përpjekjet në Dialog dhe pse po kërkojmë nga palët që të bëjnë një gjë të tillë. Ju keni parë reagimin tonë. Është e rëndësishme që të vazhdohet dialogu në mënyrë konstruktive”, ka thënë Hipper