Aktivisti goran: Një organizatë ruse po shpërndan ndihma pas orës 18:00 në Dragash

Fatir Berzati, aktivist i komuniteti goran ka thënë se në Komunën e Dragashit është një zyre ruse, por që sipas tij funksionon si organizatë humanitare dhe shpërndanë ndihma pas orës 18:00.

Berzati në në T7 tha se emri i zyrës është në gjuhën ruse, dhe sipas tij puna e tyre pas orës 18:00 në mbrëmje është e dyshimtë.

“Ka edhe organizata ruse qe funksionon në atë rajon, humanitare në komunën e Dragashit, hala nuk e kemi konfirmu. Mas orës 18:00 zyra hapet dhe shpërndan ndihmë, germat e lokalit janë në gjuhën ruse, por deri tani nuk ka pas ndonjë reaksion nga zyrtarët kur kemi pyet se cka është e ku është. Ata punojnë pas orës 18:00 në mbrëmje, në atë pjesë është pak terr dhe nuk është mirë me lëvizë andej”, tha Berzati.

Berzati në të kaluarën ka qenë në postin e zëvendësministrit të zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Kosovës.

Kategoritë
LajmeVendi