Aktivisti i LVV-së, Dardan Krasniqi me akuza ndaj ministrave, deputetëve e zyrtarëve të partisë

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Krasniqi ka hedhur një mori kritikash ndaj partisë, duke përfshirë ministra, deputetë, e zyrtarë tjerë.

Krasniqi në një postim në Facebook përmend Mimoza Kusarin, Salih Zybën, Armend Mujën, Luan Dalipin, Nazlie Balajn, Dejona Mihalin, gjersa përmend edhe disa deputetë që siç shkruan ai “me tu dhimtë që po lejojnë me ndodhë” gjithë ato parregullsi.

Lexoni të plotë e pa ndërhyrje shkrimin e Krasniqit, i cili para pak ditësh me familje ka emigruar në Finlandë:

Një ndër veprimet që gratë në të kaluarën i kanë shpëtuar mbijetesës nga dhuna ka qene gojë paqë e mos folshë! Ama kur e di që parimi kryesor në Lëvizjen VETËVENDOSJE ka qenë se është komunitet i njerëzve që refuzojnë të nënshtrohen – atëherë po ndajë diçka të dhimbshme që po ndodhë brenda organizatës që e kemi ndërtu me sakrificë, gjak shpresë e po e shkatërron mendësia fashiste edhe e injorantëve me ego e të paaftë!

‘Ju që ju keni bashkëngjitë në bisht kësaj organizate, edhe ju që votoni për inate e qëllime jo parimore, sa të ua do zemra më shani e vjellni’ Këta që do ti përmend janë të hapur për debat, argumentim e përgënjeshtrim!

 – Mimoza Kusari Gjeneral – e shoku Salih Zyba ushtar i keq që i palohet sepse tashmë e kanë shitë kurrizin për një punësim të gruas, tezës mikut etj! E tjerash skena e skenari i djeshëm në kuvend ishte për marre! Marrja askë se ka mbytë!

 – Armend Muja – me statistika të rrejshme e gënjen edhe Kryeministrin edhe qytetarët! Tash model është rrena jo fjala e dhënë në qeverisje!

 – Shoku Luan Dalipi – shefi i kabinetit të kryeministrit Albin Kurti del në darkë me djalin e Isa Mustafës, pra është normale tash sepse ju ka humbë rruga në oborr!

– Baci Gani, Hydajet Hyseni e axha Avni Dehari – me tu dhimtë çfarë po lejojnë me ndodhë! Edhe këta i janë paluar si ushtar gjenerales Kusari përderisa ajo e ka kap çdo pozitë bord e ndërmarrje e vendimmarrje!

 – Deputetët e tjerë mjerim!

 – Fashistja Nazlie Bala kujdesët me i pa postimet dhe më të kërcënuar e me të përjashtuar nga lëvizja sepse “nuk bënë me fol”

  – Shoqja Dejona Mihali – që e ka hangër shumë bukën në shtëpinë tonë kujdesët me të shti në listë të zezë se ua shpërfaqë interesat e grupeve!

 – Sot mbi 80% të qendrave në Kosovë janë jashtë funksionit, e ato që janë improvizojnë!

– Lëvizja VETËVENDOSJE! në diasporë është për toke! E harruar sepse kështu çdo herë u pa e konsideruar mërgata, për vota e lekë jo për angazhim e bashkëqeverisje!

Kategoritë
LajmeVendi