Aktori Robert De Niro në moshën 80-vjeçare bëhet baba për herë të 7-të

Nëna e foshnjës është Tiffany Chen, të cilën Robert De Niro e njoftoi gjatë xhirimit të filmit “The Intern” në vitin 2015 dhe që atëherë janë në lidhje.

Aktori amerikan Robert De Niro u bë baba për herë të shtatë në moshën 80-vjeçare.

Lajmin për këtë e ka konfirmuar menaxheri i De Niros ndërsa detajet për gjininë e foshnjës dhe se kush është nëna e tij nuk janë bërë të ditur.

Mediat amerikane bënë të ditur se nëna e foshnjës është Tiffany Chen, të cilën De Niro e njohu në xhirimet e filmit “The Intern” në vitin 2015 dhe prej atëherë janë në lidhje.

De Niro ka dy fëmijë të moshës 51 dhe 46-vjeç, me gruan e tij të parë Diahnne Abbott, me të cilën ishte i martuar nga viti 1976 deri në 1988, binjakët 27-vjeçarë me Toukie Smith, me të cilin jetoi nga viti 1988 deri në 1996 dhe me aktoren Grace Hightower, me të cilën u martua në vitin 1997 dhe ka dy fëmijë, 24 dhe 11-vjeç.

De Niro tha se u bë sërish baba në një intervistë për “ET Canada” gjatë prezantimit të komedisë “About My Father”, e cila do të shfaqet në kinema më 26 maj.

Kategoritë
Të ndryshme