AKV “ Lidhja e Prizrenit“ përfaqëson Kosovën në dy festivale ndërkombëtare

Gjatë dy javëve të ardhshme Ansambli i Këngëve dhe i Valleve “ Lidhja e Prizrenit “ nga  Prizreni do të merr pjesë në dy festivale ndërkombëtare: në festivalin ballkanik  ndërkombëtarë të  folklorit e i cili mbahet në Ulqin të Malit të  Zi, dhe në festivalin e qytetit të Gjirokastrës.

Festivali i Ulqinit mbahet data 23 deri me 25 shtatorë  dhe organizohet në mbyllje së  sezonit turistik. Marrin pjesë 15 grupe nga  Evropa,  ndërsa Ansambli  “ Lidhja e Prizrenit “ me grupin e të rriturve do të përfaqësoj Republikën e  Kosovës me këngë dhe valle  popullore  folklorike e  burimore . Në pallatin e kulturës dhe në kalanë e Ulqinit, përgjatë  tri  ditëve të festivalit do të  shfaqen tri koncerte nga grupet pjesëmarrëse.  Po ashtu Ansambli ‘ Lidhja e  Prizrenit “ do të  merr  pjesë edhe në festivalin ndërkombëtarë “ Argjiro 2016 “ në Gjirokastrën e gurtë të  UNESKO-s, nga data 30 shtator deri më 2 tetor.

Në këtë festival , Ansambli “ Lidhja e Prizrenit “ dhe  ansambli Kombëtarë “Shota”  do të përfaqësojnë Republikën e Kosovës, krahas  shumë  grupeve  tjera  ndërkombëtare nga rajoni dhe  Evropa  si: Turqia, Qipro, Kroacia, Bullgaria, Mali i Zi, Rumania, Greqia,Bosnja e Hercegovina,  Hungaria, Shqipëria, Maqedonia etj…Festivali ndërkombëtarë “ ARGJIRO 2016 “ ka karakter revial dhe shënon  edicionin e 10 dhe është vit jubilar.

Drejtori i AKV “Lidhja e Prizrenit, Jeton Qafleshi njofton se Ansambli “ Lidhja e  Prizrenit” në këtë festival merrë pjesë  për të tretën here me radhë,e ftuar nga  Bashkia  e Gjirokastrës. “Ftesa na vjen falë seriozitetit, cilësisë dhe punës së madhe  që  bëhet në Ansambël” tha ai për Gazetaere.

Ky festival përveç që  shënon vitin jubilarë , i  dedikohet  80 vjetorit të  Lindjes  së  shkrimtarit  të  madh Shqiptarë Ismail Kadare, i cili edhe do të jetë prezent në festival. Përgjatë  tri  ditëve përveç do të ketë  edhe shumë aktivitete tjera  si:  Panairi i Artizanateve, Ekspozita fotografike, etnografike dhe pikture  te shtëpia e Ismail Kadares. “Ansambli “Lidhja e Prizrenit” me këto pjesëmarrje dhe shumë aktivitete të tjera gjatë dy muajve të ardhshëm shënon dhjetë vjetorin e themelimit.

“Do të organizojmë koncerte, ekspozitë të fotografive të aktiviteteve tona, do ta botojmë monografinë, do ta shfaqim një film dokumentar, si dhe do organizojmë tryezë shkencore për folklorin etj. Do të mundohemi sa më denjësisht ta shënojmë dhjetëvjetorin e themelimit thotë Qafleshi./Gazetaere.com/

Kategoritë
KulturëLajme