Al Nassr kërkon edhe Icardin

Skuadra nga Arabia Saudite, Al Nassr bëri mbrëmë zyrtare transferimin e superyllit, Cristiano Ronaldo. Al Nassr dhe Ronaldo arritën marrëveshje dy vjeç e gjysmë së bashku, ku ylli portugez do të përfitojë plot 200 milionë euro në vit.

Por, si duket Al Nassr është i vendosur mos të ndalet me transferimeve të yjeve të futbollit evropian.

Siç bëhet e ditur nga “Tutto Mercato Web”, Al Nassr është i interesuar që të transferojë edhe yllin e Paris Saint-Germain, Maurio Icardi.Icardi momentalisht është i huazuar te skuadra e Galatasarayt, me të cilën ka kontratë deri në qershor të vitit 2023.Në gjashtë paraqitje në këtë sezon në të gjitha garat, Maurio Icardi ka arritur të regjistrojë katër gola dhe tre asistime mbi emrin e tij.

Kategoritë
Sport