Një alarm për bombë është ngritur pak minuta më parë në kryeqytet.
A2 CNN mëson se në policinë e Tiranës ka mbërritur një telefonatë që ngrinte alarm për bombë në rrugën “Ukraina e Lirë”, përgjatë së cilës ndodhen si për ironi të fatit ambasada e Ukrainës, edhe ajo e Rusisë.
Pas verifikimeve të kryera dyshohet që alarmi i ngritur nga një telefonatë anonime të jetë fals.