Alarm për bombë pranë selive diplomatike në Tiranë

Një alarm për bombë pranë selive diplomatike në Tiranë ka mbërritur këtë pasdite në policinë e shtetit.

Nga informacionet e para bëhet me dije se në Policinë e Tiranës ka pasur një telefonatë për alarm për bombë në rrugën “Ukraina e Lirë” që ndodhet në afërsi të Kryesisë së Kuvendit, por dhe disa selive diplomatike. Në të njëjtën rrugë, ndodhet ambasada ruse, ajo e Kosovës, e Serbisë dhe e Ukrainës.

Policia është duke bërë verifikimet e saj në lidhje me informacionin e mbërritur përmes telefonatës.

Kategoritë
LajmeRajoni