Juventusi është i gatshëm që ta shesë sensacionin turk Kenan Yildiz, mes interesimit të disa klubeve të ndryshme të angleze.
Me potencialin për të përfunduar jashtë top katërshes në kampionat, Juventusi është i gatshëm që të mbulojë humbjet financiare nga moskualifikimi i mundshëm në Ligën e Kampionëve, duke shitur Kenan Yildiz.
Drejtori sportiv i ‘Zonjës së Vjetër’, Cristiano Giuntoli, është i përgatitur që të sakrifikojë në mënyrë që të sigurojë se ata janë të qëndrueshëm financiarisht gjatë sezonit 2025/2026.
Sipas një raportimi nga Gazzetta dello Sport, Juventusi do ta pranojë shitjen e Yildiz për shumën e 80-90 milionë eurove.
19-vjeçari i cili së fundmi nënshkroi kontratë të re me ‘Bianconerët’, do të mbetet në Turin deri në vitin 2029.
Yildiz është i etur që të vazhdojë tek Juventusi për të ndjekur hapat e Alessandro Del Pieros, idhullit të tij.
Sidoqoftë, Juventusi është në një pozicion të mirë strategjik për të gjeneruar fonde dhe janë plotësisht të vetëdijshëm se Yildiz është aseti i tyre më i vlefshëm.
Udhëtimi i fundit i Jorge Mendes në Turin, duke përfshirë takimet me Giuntolin dhe prindërit e Yildiz kanë ngritur vetullat.
Ndonëse asnjë ofertë nuk është bërë duke marrë parasysh se ai nuk është agjenti zyrtar i turkut, Mendes ka informuar Giuntolin për interesimin e klubeve angleze për Yildiz.
Nga Anglia thuhet se Manchester City, Chelsea, Liverpool dhe Manchester United janë të interesuar për të siguruar shërbimet e të riut turk