Alban Veseli: Na sulmuan, na pështynë e na shanë, kurrë në jetë s’kam përjetuar diçka të tillë si në Mitrovicë

Alban Veseli është ankuar në pritjen që ua bënë tifozët mitrovicas atij me shokë, në ndeshjen e mbrëmshme finale të play-offit mes Trepçës dhe Pejës.

Basketbollisti i pejanëve thotë se kurrë në jetë s’ka parë skena të tilla të egra të një tifozerie, shkruan “Gazeta Express”.

Ish-basketbollisti i Prishtinës përmes një statusi të postuar në Facebook, e ka shpjeguar krejt ngjarjen e ndodhur mbrëmë në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, ku thotë se lojtarët pejanë u trajtuan në mënyrë çnjerëzore.

Më poshtë mund ta lexoni statusin e basketbollistit kosovar.

 

Kategoritë
LajmeSport