Fitorja e finales së US Open-it i mundësoi Alcaraz-it që nga sot të bëhet lojtari i parë i botës që shkruan historinë si tenisti më i ri në krye të tabelës së ATP-së.
Sensacioni spanjoll i tenisit Carlos Alcaraz (19) fitoi turneun US Open, duke mposhtur tenistin norvegjez Casper Ruud (23) me rezultatin 3:1 në sete (6:4, 2:6, 7:6, 6:3), duke fituar Garnad Slam-in e tij të parë në karrierë.
Fitorja e finales së US Open-it i mundësoi Alcaraz-it që nga sot të bëhet lojtari i parë i botës që shkruan historinë si tenisti më i ri në krye të tabelës së ATP-së.
Alcaraz në rrugën e tij drejt finales madje tri herë fitoi ndeshjet në pesë sete. Ai deri në finale në fushë kaloi 13 orë e gjysmë, ndërsa ndeshja e finales zgjati tri orë e 20 minuta.
Alcaraz mori trofeun e kampionit, si dhe një shpërblim prej 2,6 milionë dollarësh në para.